Telenews

Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhje për reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ministria e Drejtësisë i ka reaguar Këshillit Prokurorial të Kosovës për deklaratën pas miratimit të Ligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shkruan Scanner.

Reagimi i plotë:

Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhje për reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) të datës 15.07.2024 ndaj miratimit të Ligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Reagimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, është në vazhdën e qasjes destruktive, veprimeve penguese dhe tendencave të vazhdueshme bllokuese të Këshillit Prokurorial madje është ndërhyrje flagrante në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim  ruajtjen e status quo-së dhe vazhdimin e problemeve sistematike, tanimë të njohura për publikun dhe për të cilat shprehin të gjithë shqetësim.

 

Ashtu si gjatë pjesëmarrjes në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe në diskutimet e fundit dhe amendamentet e shqyrtuara në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, reagimi i KPK-së nuk përmban as edhe një argument të vetëm se si ky ligj  “cenon pavarësinë e KPK-së”, “ndërhyn në mandatin kushtetues” apo edhe “pamundëson funksionalizimin e KPK-së”, siç pretendohet në reagimin e KPK-së. Reagimi përveçse përmban të pavërteta e pasaktësi faktike, gjithashtu bazohet vetëm në konstatime dhe deklarata të përgjithshme që nuk janë të specifikuara e as argumentuara ligjërisht dhe profesionalisht e cila qasje dhe veprim  bie në kundërshtim edhe me vet rolin dhe mandatin e KPK-së për bashkëpunim konstruktiv dhe kontribut profesional në përmirësim të sistemit të drejtësisë, në veçanti atij prokurorial./Telenews/

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj