Telenews

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 75 pozita specialistike

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se së shpejti do të hap konkurs për personel civil në 75 pozita specialistike.
Sipas njoftimit, konkurset do të hapen përgajtë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara.
Konkursi do të jetë i hapur për 18 pozita e që përfshijnë atë për mjek specialist, infermier, asistent i Stomatologjisë, biokimist, psikolog/psikolog Klinik, teknik i Veterinarisë, zyrtar Ligjor, specialist për mbrojtje kibernetike, zhvillues i Sistemeve, specialist i mbështetjes teknike (sisteme, rrjeta), menaxher i Ëeb Faqes, zyrtar për cilësi, teknik i ushqimit, hirdoinxhinier, zjarrfikës, mekanik, inspektues i derivateve dhe instruktor i vozitjes.
“Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të realizoj tranzicionin e sukseshëm të FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional, në përputhje me standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Më tej, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se do të garantojë një proces të drejtë dhe transparent në përputhje të plotë me të gjitha normat, kriteret dhe procedurat në fuqi.

Të ngajshme

Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme

Valjeta Turkaj

Prokuroria propozon konfiskimin e pronës në Matiçan në vlerë mbi 34 milionë euro

Valjeta Turkaj

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Valjeta Turkaj