Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një tender në vlerë 15 mijë euro për furnizim me aparat për kafe dhe kapsula. Po ashtu, me këto para do të blihen disa lloje të gotave të plastikës.
Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga ministri në detyre Xhelal Sveçla, ka vendosur t’i shpenzojë 15 mijë euro në kafe dhe aparat të kafes.
Për blerjen e aparatit për kafe dhe kapsulave është hapur një tender, që do të mbyllet në fillim të muajit të ardhshëm, shkuan Demokracia.com.
“Furnizim me kafe-kapsula dhe aparat për kafe. Vlera e parashikuar e kontratës: 15,000.00 euro. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 19.05.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Tutje tregohet për sasinë e kafesë dhe kapsulat që do të blihen.
“Aparat për kafe 4 copë. Kapsulat illy klasiko 390 komplete. Kapsulat illy inteso 650 kompelete. Gota letre 500 komplete”.
Ministria ka dhënë detaje edhe për specifikat e aparatit që do të vendoset në institucion.
Aparat për kafe x7 është aparat që punon ekskluzivisht dhe vetëm me kapsulat e iperespresso. I frymezuar dhe dizajnuar nga Luca Trazzi aparati është ideal për adhuruesit e kafesë espresso dhe po ashtu të macchiatos e cappuccinos falë shkopit me avull për shkumëzimin e qumështit. Vëllimi i sasisë në filgjan i programueshem. Ndalimi automatik i shpërndarjes se kafesë. Ndalje automatike kur nuk përdorët. Kapaciteti i rezervoarit 1 l. Tensioni 230 V kabllo 1 m e gjatë. Presioni i pompës 15 bar Specifike tjetër e aparatit është qe sikur espresson e shkurte dhe te gjate ( lungo ) po ashtu e bën edhe kafen amerikane”. /Demokracia.com/