Telenews

Ministria ndanë 100 eurot shtesë për 46 mijë student, pjesa tjetër pas verifikimit

Ministri i Financave Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati ka njoftuar se 100 eurot për studentët janë transferuar në llogaritë e përfitueseve.
Sipas Muratit, përfitues të këtyre shtesave janë 46 mijë student.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët. Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta”.
Kurse, pagesa për pjesën tjetër të studentëve sipas Muratit do të kryhet sa po të verifikohen të dhënat e tyre.
“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare. Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”

Të ngajshme

A e voton PDK çdo emër të VV-së për president, që Projektligji për Specialen të kryhet?

Rrezarta Ramaj

Hetimi për videot intime, merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Rrezarta Ramaj

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

Rrezarta Ramaj