Çmimi i një litri naftë në Kosovë do të jetë i njëjtë si dje, 1.78 euro.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku tha se një litër benzinë për 24 orët e ardhshme çmimin tavan do ta ketë 1.41 euro.
Ndërsa, litri i gasit do të kushtojë 0.73 euro, çmim ky që do të jetë valid për 24 orët e ardhshme

