Telenews

Ministrja e Drejtësisë konfirmon masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policëve të rrëmbyer nga Serbia

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka konfirmuar se tre policëve të rrembyer nga Serbia dy ditë me parë, gjykata serbe u ka caktuar 30 ditë paraburgim.

“Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç. Por për çfarë?”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas saj, skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.

“Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.

“Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!”, ka thënë tutje Haxhiu.

Të ngajshme

E pabesueshme se sa para shpenzoi Kosova për mall kinez, hyn edhe ushqimi!!

Donat Hashani

Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve BE-Ballkan Perëndimor

Donat Hashani

KQZ: Më 27 dhjetor votohet në përfaqësi diplomatike

Donat Hashani