Telenews

Ministrja Gërvalla në Austri, flet për sulmin në Banjskë me deputetë austriakë

 

 

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri.

Gërvalla është takuar me deputeten e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Austrisë, Carmen Jeitler-Cincelli, kryetarin e Grupit të Miqësisë Austri-Kosovë, Andreas Minnich dhe deputetë të tjerë të parlamentit austriak, të cilët i njoftoi ndër të tjera në detaje edhe për sulmin në Banjskë dhe shtrirjen e sovranitetit shtetëror në tërë territorin e vendit.

“Republika e Kosovës, mbetet e përkushtuar në demokratizim të vendit, sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, mbrojtje të të drejtave të njeriut e lirisë së mediave, fusha këto në të cilat shteti ynë ka arritur rezultate të mëdha, të konfirmuara edhe nga raporte të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla para deputetëve austriakë.

“Informimi i drejtë i shteteve tona mike rreth zhvillimeve në Kosovë, përparimit të arritur në shumë fusha, veprimeve destabilizuese të Serbisë, aktit të agresionit ndaj Kosovës, sulmeve ndaj KFOR-it, dhunës sistematike, kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme ndaj qytetarëve në veri të Kosovës nga ana e strukturave ilegale, është domosodoshmëri si përgjigje ndaj propagandës agresive serbe kundër Kosovës”.

Të ngajshme

Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër

Erzana Fazliu

U eliminua nga BBVK, reagon nëna e Anës, përmend edhe për Kevinin

Erzana Fazliu

Reagon për herë të parë Ana, pas aludimeve për hyrjen e saj në BBVK

Erzana Fazliu