Telenews

Ministrja Haxhiu: Baca Adem frymëzoi dhe organizoi një popull të tërë në rrugën për çlirim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kujtuar Adem Demaçin në gjashtëvjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Haxhiu thotë se vepra e Demaçit do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri.

“Rezistenca aktive dhe lufta për çlirim ishin ide të mishëruara tek Adem Demaçi, prijësi i popullit të Kosovës ndër dekada. Baca Adem frymëzoi dhe organizoi një popull të tërë në rrugën për çlirim. I pa nënshtruar, i pa devijuar nga synimet dhe idealet e tij, ai do të mbetet i paharrueshëm. Vepra e Bacës Adem do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të na shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri. Adem Demaçi na mësoi se uniteti dhe vendosmëria e një populli janë armët më të fuqishme kundër çdo armiku, çdo shtypje, dhe kundër çdo padrejtësie. I përjetshëm qoftë kujtimi për Adem Demaçin! Lavdi”, ka shkruar ministrja.

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu