Telenews

MINISTRJA HAXHIU: GJYSHI IM I KA DHËNË BUKË E ARMË HASHIM THAÇIT

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur lidhur me një akuzë të bërë vite më parë nga ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili pretendonte se familja e kësaj të fundit ka laborator droge.
Sipas Haxhiut, akuza të tillë janë të ulëta, sidomos për faktin që “Thaçi e njeh familjen time”.
Madje, ajo ka thënë se gjyshi i saj i ka dhënë bukë e armë ish-presidentit Thaçi, dhe përkundër kësaj, “ai ka bërë një akuzë të tillë”.
Për këtë akuzë, Haxhiu tha se e ka paditur për shpifje dhe se rasti tani është në gjykatë.
“E kuptoj se në politikë edhe mund të akuzohesh, ndonëse është e ultë, por mund të bëhen. Por, për familjen time ka qenë ndryshe sepse familja ime ka qenë para lufte e gjithmonë ka kontribuar për vendin. Z. Thaçi e njeh familjen time. Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit, por edhe përkundër kësaj ka bërë një akuzë të tillë”.
“Unë e kam paditur për shpifje, jo si ministre, por si individ. Të akuzosh një familje për trafikim me narkotikë, s’mund t’i mbyllësh sytë. Rasti është në gjykatë dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë”, deklaroi ajo të mbrëmë në kanal10.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani