Telenews

Ministrja Haxhiu takoi anëtarët e Komisionit të Venecias, diskutuan për Projektligjin për Byronë Shtetërore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, i përbërë nga raportuesit James Hamilton dhe Dan Meridor, si dhe Michael Janssen – përfaqësues nga Sekretariati i KV-së.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për Projektligjin për Themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në prag të përgatitjes së Opinionit për këtë Projektligj.
Ministrja Haxhiu së bashku me anëtarët e grupit punues i njoftuan raportuesit për qëllimin e Projektligjit dhe argumentuan në secilën çështje që u adresua nga ta.
Ministrja Haxhiu falënderoi delegacionin e Komisionit të Venecias për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve.
“Konsultimet me Komisionin e Venecias janë tejet të vlefshme dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Osmani: Prekazi është altari i lirisë dhe djepi i UÇK-së

Donat Hashani

Diplomojnë 21 kadetët që përfunduan trajnimin profesional për zjarrfikës

Valjeta Turkaj

Osmani: Sepse aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Valjeta Turkaj