Telenews

Ministrja që shkeli Kushtetutën flet për ligjet në arsim

 

 

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se po punojnë në ndryshimin e një numri të madh të ligjeve që prekin sferën e arsimit.

Ajo i tha Ekonomia Online se disa ligje aktualisht janë finalizuar pas miratimit në Kuvend, ndërsa shtoi se disa të tjera janë në shqyrtim-plotësim.

Ndër të tjera, Nagavci tha se në të gjitha grupet punuese të ministrisë kanë përfshirë përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA) dhe shkollave, si dhe kanë një bashkëpunim të mirë.

Por, sipas Nagavcit, gjërat nuk po shkojnë aq shpejtë sa ata kanë dëshirë.

“Disa ligje tashmë janë finalizuar, siç është Ligji për Agjencinë e Akreditimit është votuar në Kuvend, janë disa ligje të cilat janë në shqyrtim në Kuvend, siç është Ligji për tekste dhe mjete mësimore, ndërkaq disa të tjerë janë drafte pothuajse finale, të cilat do të jenë në dëgjim publik gjatë këtyre ditëve”, tha ajo.

Por, Nagavci nuk është se i ka edhe vetë punët mirë me ligjin. Ajo ka shkelur Kushtetutën me vendimin e saj, më 23 prill 2021, ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati.

Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë të drejtë Kastratit dhe kishte treguar se Nagavci e kishte shkelur Kushtetutën me vendimin e saj.

Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit të 23 prillit 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (në tekstin e mëtejmë: MASHTI). Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij akti është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Kamenicës bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 4 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar, Gjykata njëzëri vendosi që: (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.01B/24] i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe (iv) të refuzojë kërkesën për tërheqje të kërkesës”, thuhej në vendim./Telenews//

Të ngajshme

61 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite brenda 24 orësh

Erzana Fazliu

Osmani nuk iu flet për dore Gërvallës e Pecit në përurimin e shtatores së Rugovës

Erzana Fazliu

Hapen pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak

Erzana Fazliu