Telenews

Ministri Çeku reagon pas incidenteve në Skenderaj me rastin e vizitës së Kurtit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar ashpër pas disa incidenteve të sontme në Skenderaj, ku disa përkrahës të PDK-së, brohoritnin “Thaçi, Thaçi” dhe ndezën mjete pirroteknike e fishekzjarre, me të hyrë Kurti në këtë komunë për tubimin që do të zhvillonte në kuadër të fushatës.

Çeku në postimin e bërë kundër këtyre personave, potencoi se “politika primitive nuk kalon”.

Ai pretendon se partia e tij po thyen bastionet në Skënderaj e në Deçan.

Reagimi i tij i plotë:

Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.

Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit.

Politika primitive nuk kalon.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj