Telenews

MINT publikon çmimet e reja të derivateve të naftës për sot dhe nesër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 48 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i dizelit është 1.75 euro për litër, i benzinës me 1.69 euro dhe i gazit 0.78 euro për litër.

Qeveria e Kosovës përmes një rregulloreje ka vendosur për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve.

 

 

Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 gusht

Yllka Gashi

Ngjarjet e datës 29 gusht

Rrezarta Ramaj

Shfrytëzoni ofertat në AL Trade Market deri më 31 gusht 2026

Rrezarta Ramaj