Telenews

MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) deklaron se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë dhe pretendimet për keq llogaritje.

Kjo Ministri deklaron se, me qëllim të garantimit të transparencës, korrektësisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, dhe duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të përgjegjësive të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, sot është themeluar një komision i posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.

“MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve. Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë” thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Të ngajshme

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj