Telenews

Mira Kazhani flet për të atin me demencë: “I tregova për librin

mira-kazhani-flet-per-te-atin-me-demence:-“i-tregova-per-librin

Mira Kazhani ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”. Në bisedën me Arbana Osmanin, ajo rrëfeu përballjen me kancerin e gjirit, të cilin tanimë e ka përshkruar edhe në librin “Një tjetër ditë”.

Por, ajo që e preku Mirën gjatë intervistës ishte raporti që ka me të atin, i cili vuan nga demenca.

“Jam përpjekur t’ia them babit që kam shkruar një libër, që kam folur shumë mirë për të.

Ai më shikon në sy, ndoshta e kupton në atë moment, ndërsa mami e thyen se nuk do që unë të qaj dhe thotë “këtë ke lavdëruar më shumë se mua më ke nxjerrë pak shtrigë”, tha ajo.

Ajo shtoi se do donte shumë që ai të dinte për këtë rrugëtim të vështirë që i është dashur të kalonte, por që fatmirësisht ia doli.

Të ngajshme

Zendaya konfirmoi se ky model flokësh mbetet një nga trendet më ‘cool’ të vitit 2025

KushtrimGuraj

Sean “Diddy” Combs pritet të marrë sot dënimin e tij pas procesit të gjatë gjyqësor

KushtrimGuraj

Ish-përfaqësuesja izraelite në Eurovision: S’ka të bëjë me politikën, shpresoj që njerëzit ta shohin të mirën e shtetit tim

Valjeta Turkaj