Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, ka miratuar këshillat e vendvotimeve.
Po në këtë mbledhje, me tetë vota “për” u miratuan edhe dizajnet e fletëvotimeve brenda Kosovës, në pikën e rendit të këshillit për operacione zgjedhore, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, mediat janë larguar nga mbledhja, kur u diskutua për listën e kandidatëve potencial për anëtarë të komisionit të pranimit për pozitat e nivelit të ulët drejtues, pasi mbledhja u deklarua e mbyllur për publikun.

