Telenews

Miratohet projektligji i ndryshuar për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projekligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha thënë se pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, u shpreh se, byroja do të bëhet.

Kurti tha se byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare.

“Pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, byroja do të bëhet. Jetësimi i konceptit të konfiskimit civil, si zotim i yni, përveç se do ta ruajë pasurinë publike dhe do t’ia kthejë shtetit njëkohësisht atë që është përfituar kundërligjshëm”.

“Byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, u shpreh tutje Kurti.

Të ngajshme

”Zëri i Dërmakut” shkruan për bashkëvendasin Dr.sc. Burim Dërmaku

Donat Hashani

KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

KushtrimGuraj

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani