Telenews

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në

Qeveria sot e ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ky projektligj është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore që siguron siguron zbatimin e kontrollit civil dhe demokratik nga Ministri i Mbrojtjes në FSK.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka theksuar se miratimi i këtij projektligji e dërgon Kosovën më afër standardeve të NATO-s.

“Për krijim e bazës ligjore dhe zbatimin e plotë civil nga ministri i Mbrojtjes  në FSK. Kosova është  përcaktuar të bëhet pjesë e NATO-s, ky akt normatik do të jetë në funksion të përafërt me standardet e NATO-s”, ka thënë Mehaj.

Të ngajshme

Dhuna ndaj Edi Kuçit, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Jozin dhe Kristjan Nikollin

Yllka Gashi

Shahini takon senatorët francezë në Paris, kërkon më shumë investime nga Franca në Kosovë

Yllka Gashi

Gjesti pasi gjykata pranoi kërkesën për pranimin e fajësisë: Allahu ekber, nuk ka Zot tjetër përveç Allahut

Yllka Gashi