Telenews

Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Sot është miratuar Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se përgjegjësi e këtij projektligji është ofrimi i shërbimeve të kontrollit të navigacionit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Kosovës.

“Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është hartuar në bazë të rregullave të përcaktuara me Rregulloren e Qeverisë së Kosovës, ku janë marrë për bazë të gjitha Direktivat e BE-së, që ndërlidhen me shërbimet e navigacionit ajror të transpozuara përmes akteve nënligjore nga Autoriteti i Aviacionit Civil, siç edhe e obligon Marrëveshja shumëpalëshe për Themelimin e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit”, ka shkruar ministri Aliu.

Më tej, ai ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim sigurimin e hapësirës ajrore të Kosovës, për të cilën ka përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve të kontrollit të navigimit ajror për çdo fluturim që qarkullon në territorin e Kosovës.

“Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë për sundimin e ligjit”, ka thënë tutje ministri Aliu.

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani