Telenews

Miratohet Udhërrëfyesi për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Udhërrëfyesin për Zbatimin e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës (SREP: Supervisory Review and Evaluation Process), që mundëson zbatimin gradual e Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës, duke marrë parasysh
specifikat e sektorit bankar, për të siguruar që praktikat mbikëqyrëse të jenë të përshtatshme dhe proporcionale me madhësinë, fushëveprimin dhe kompleksitetin e sistemit tonë bankar.

Qëllimi kryesor i SREP-it është monitorimi dhe vlerësimi i vazhdueshëm i rreziqeve ndaj të cilave ekspozohen bankat, si dhe krijimi i një strategjie mbikëqyrëse të përshtatshme, që ruan dhe avancon sistemin bankar në tërësi, që i kontributin stabilitetit financiar të vendit.

Zbatimi i Procesit të Rishikimit Mbikëqyrës për banka (SREP) është në kuadër të aktiviteteve reformuese në linjë me objektivat e planit strategjik të BQK-së, ndërsa përmbush një nga Pikat Referuese Strukturore që dalin si detyra të BQK-së nga dy Marrëveshjet aktuale me
Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe rekomandimeve të dhëna gjatë misionit të FMN në dhjetor 2024, si pjesë e Asistencës Teknike (TA) për Procesin e Rishikimit Mbikëqyrës.

Udhërrëfyesi për SREP është përgatitur më mbështetjen e FMN, ku përmes tij BQK ka për qëllim që të përmirësojë sistemin e vlerësimit të rrezikut duke përzgjedhur kriteret përkatëse dhe duke rafinuar udhëzimet për vlerësimin, duke u mbështetur në analizën e rregullt
prudenciale të të dhënave dhe për të arritur rezultate më të harmonizuara të vlerësimit të rrezikut.

Me këtë, synohet kalimi gradual nga sistemi aktual i vlerësimit CAMELS në SREP, në përputhje me parimet e përcaktuara nga Udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA).

Udhërrëfyesi për SREP përshkruan planin për trajnimin e personelit, organizimin e konsultimeve dhe bashkëpunimit me bankat vendore dhe palët e tjera të interesit për SREP, si dhe synon caktimin e një afati orientues për zbatimin e plotë të manualit SREP.

BQK falënderon FMN për mbështetjen e dhënë për përpilimin e këtij Udhërrëfyesi si dhe asistencat tjera me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të institucionit, ndërsa mbetet përkushtuar në zbatimin e reformave dhe rekomandimeve sipas praktikave më të mira.

Të ngajshme

Ambasadori britanik: Kosova duhet të ketë një qeveri stabile sa më shpejt të jetë e mundur

KushtrimGuraj

Befasi në renditje – dhjetëshja më e votuar nga secila parti nga numërimi i 77.54 % e votave me postë

KushtrimGuraj

Ja arsyet pse Zelensky nuk vesh kurrë kostum

Donat Hashani