Telenews

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

Në Tiranë kanë nisur punimet në kuadër të Samitit të Liderëve të Evropës.

Ceremonia e mirëseardhjes në Samit u hap me performanca të ndryshme artistike, që promovonin traditën dhe kulturën kombëtare shqiptare, transmeton Telenews.al.

Në fund të videos prezantuese, e realizuar me inteligjencë artificiale, u shfaqën 47 liderët evropianë të portretizuar si fëmijë, duke thënë: “Mirë se vini në Shqipëri”.

Videoja solli momente të gëzueshme dhe plot humor, duke shkaktuar të qeshura mes liderëve pjesëmarrës.

 

Video u shfaq të njëjtën kohë në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Takimi i sivjetmë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Aktiviteti nis me një seancë plenare ku do të diskutohet për sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Të ngajshme

Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Erzana Fazliu

Mbi 19 mijë kosovarë, nesër votojnë nëpër përfaqësitë diplomatike

Valjeta Turkaj

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Erzana Fazliu