Telenews

Mirëpritje simbolike në Aeroportin “Adem Jashari” për qytetarët që erdhën për festë dhe mbështetje

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është shënuar në mënyrë të veçantë përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.



Udhëtarët që kanë arritur në aeroport nga destinacione të ndryshme të botës janë pritur me simbolikë shtetërore, duke pranuar plisa dhe flamuj të Republikës së Kosovës.

Mes tyre kishte qytetarë që kanë ardhur si turistë, për të festuar përvjetorin e pavarësisë, por edhe të tjerë që janë kthyer për të shprehur mbështetje dhe për të protestuar lidhur me gjykimin e liderëve në Hagë.

Shumë prej udhëtarëve u shprehën të emocionuar dhe të lumtur që u mirëpritën me simbolet e shtetit të tyre, duke e bërë ardhjen në atdhe edhe më domethënëse.

Aeroporti “Adem Jashari”, si çdo herë, ngjarjet e rëndësishme shtetërore i shënon në mënyrë të veçantë, duke i dhënë një atmosferë festive hyrjes së qytetarëve në Kosovë

Të ngajshme

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën e madhe

KushtrimGuraj

Shqiptohen mbi 1 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve, dhjetëra aksidente trafiku

KushtrimGuraj

Alarm në Prizren për mjet të dyshuar shpërthyes, ndërhyn FSK-ja

Blearta