Telenews

Mirlind Daku me një gol “alla Messi”, merr topin nga gjysma e fushës driblon dhe shënon ndaj Akhmat

Pas dy muajve pa gol, sulmuesi Mirlind Daku më në fund e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës.

Qendërsulmuesi nga Gjilani shënoi për ta zhbllokuar epërsinë në përballjen e Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt.

Daku mori topin nga gjysma e fushës në një kundërsulm të shpejtë, ku dribloi mbrojtësin dhe pastaj me një goditje të saktë nuk dështoi nga afërsia (75’).

Ky gol do t’i jep besim të madh Dakut, i cili ka vuajtur për gol që një periudhë, si dhe nuk zhvilloi asnjë minutë në dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin nëntor.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj