Se qyteti i Mitrovicës është i zjarrtë për basketboll dhe pas Trepçës, kjo dëshmohet sa herë luan ky ekip në shtëpi.
Si zakonisht edhe sot, qytetarë të shumtë i janë drejtuar biletores së klubit për të siguruar bileta që ta shohin klubin e tyre të zemrës në finalen e parë që luhet sonte në ”Minatori”, shkruan Telenews.al

Trepça dhe Peja sonte e nisin serinë e madhe finale për titull kampioni, derisa mitrovicasit do ta kenë përparësinë e terenit vendas.
Sipas informacioneve, qytetarë të shumtë kanë vërshuar këtë pjesë ku shiten biletat, disa orë para daljes së tyre në shitje. /Telenews.al/

