Telenews

Mitrovicë: 30-vjeçari e sulmon një zyrtar policor, e godet me veturë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Mitrovicë, ku një zyrtar policor është sulmuar nga një qytetar në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Sinjali ka mësuar se polici është goditur me veturë nga i dyshuari, derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Motivi i incidentit nuk dihet, por që si pasojë e goditjes, polici ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Pasi rasti është denoncuar, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Të ngajshme

Albërije Hadergjonaj tregon pse e mbanë ende mbiemrin e ish-bashkëshortit

Erzana Fazliu

Ismaili ngushëllon familjen Arsllani, që humbi jetën tragjikisht në lumin Vardar

Erzana Fazliu

Parashikimi i motit për vikend

Donat Hashani