Telenews

Mitrovicë: Punëtori 21-vjeçar rrëzohet prej katit të dytë të objektit ‘Ariani’, pëson lëndime të rënda

 

 

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në objektin ‘Ariani’ në Mitrovicë, ku një punëtor dyshohet se nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.

Siç mëson gazeta, viktima është një 21-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në dy duart) dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në QKUK.

Sipas informacioneve të para, i riu është jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdon trajtimin mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 11 prill

Erzana Fazliu

I plagosuri nga grabitja në “Albi Mall”, ende i palëvizshëm, familja kërkon ndihmë financiare për shërimin e tij

Donat Hashani

Ejupi: KEK-u s’prodhoi rrymë për qytetarët por për profit të tyre, do ta paguajmë 80 milionë euro keq menaxhimin

Donat Hashani