Telenews

Mjegull në mes të vapës – Vlora mbulohet papritur

Një mjegull e pazakontë ka mbuluar sot në mesditë vijën bregdetare të Vlorës, duke shkaktuar habi mes pushuesve dhe plazhistëve që po shijonin ditën përvëluese.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë bregun e zhytur në mjegull, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec – fenomen që zakonisht nuk haset në kulmin e verës.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, kjo mjegull është krijuar për shkak të kontrastit mes temperaturave ekstreme, që kanë shënuar deri në 40°C, dhe ndryshimeve të lagështisë në ajër.

Meteorologët sigurojnë se mjegulla është fenomen i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video nga pamja e veçantë e bregdetit të Vlorës, që për disa çaste është kthyer në një peizazh dimëror në zemër të korrikut.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj