Telenews

Mjegulla e moti i keq më nuk do të jenë shkak për anulimin e fluturimeve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror pranë aeroportit në Sllatinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se nuk do të ketë më anulime të fluturimeve për shkak të motit të keq apo mjegullës.

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori”,ka shkruar Aliu krahas fotografive të publikuara.

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj