Telenews

Mjekët e një spitali në Ukrainë trajtojnë të plagosurit teksa lufta vazhdon (FOTO)

Spitali në qytetin e vogël ukrainas të Bakhmut po trajton të plagosurit dhe të traumatizuarit nga vija e parë e luftës që po ndodh atje.
I gjithë mjekimi i pacientëve po bëhet teksa bombardimet ruse janë duke vazhduar, shkruan Reuters.
“Nuk kam parë kaq shumë tragjedi njerëzore më parë. Vuajtje absolutisht të panevojshme,” tha Elena Bulakhtina, një mjeke kanadeze me origjinë ruse, e cila iu bashkua Spitalit të Parë Vullnetar të Lëvizshëm Pirogov.
Detyra kryesore e spitalit tani është të “stabilizojë” të plagosurit nga zona e betejës rreth qytetit të Popasna në rajonin e Luhansk, në mënyrë që ata të mund të transferohen në spitale më të mëdha në Ukrainën perëndimore, më larg nga beteja kryesore.
Shkalla e madhe e vijës së frontit që shtrihet për qindra kilometra i ka shtrirë burimet e Ukrainës deri në kufi.
“Ne kemi ardhur nga ferri,” tha Igor, një ushtar me pamje të rraskapitur, i mbuluar me baltë, i cili iu bashkua luftimeve disa ditë pasi pushtimi filloi në shkurt. Ai është në mesin e një grupi ushtarësh të diagnostikuar me goditje me predha, ose çrregullim stresi post-traumatik, që presin në spital për t’u evakuuar.
“Ata na sulmuan me gjithçka – artileri, aeroplanë – kishte granatime kudo, ditë e natë,” tha ai. “Ne ishim në betejë për gati gjashtë ditë. Popasna është shkatërruar plotësisht.”

Të ngajshme

Çfarë dihet për ‘kornizën e marrëveshjes së ardhshme’ të Trumpit mbi Grenlandën?

Donat Hashani

Osmani: Prekazi është altari i lirisë dhe djepi i UÇK-së

Donat Hashani

Gjermania dëbon një diplomat rus për spiunazh

Donat Hashani