Telenews

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

mjeku-kujdestar-jep-detaje-per-rastin-ne-malisheve:-te-dy-viktimat-kishin-plage-ne-gjoks

Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku një person ka vrarë dy vëllezërit e bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, në vendin e ngjarjes ndodhen kryeprokurori dhe prokurori kujdestar, të cilët po drejtojnë hetimet rreth rastit.

Detaje shtesë për mediat ka dhënë edhe mjeku kujdestar i Urgjencës, Festim Sylejmani, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes pas thirrjes nga policia.

“Unë kam qenë mjeku kujdestar i Urgjencës. Pacientët, tashmë të ndjerët, i kanë sjellë në QMF-në e Kishnës (Kijevës). Neve na ka thirrur policia dhe jemi nisur menjëherë atje. Në momentin që kam arritur, kam parë pacientin e parë, Naimi më duket se quhej. E kam ekzaminuar, por nuk kishte shenja jete — bebëzat e syve i kishte të zgjeruara dhe tensioni kishte rënë plotësisht. Parametrat ishin zero. Ai kishte dy plagë me armë zjarri në pjesën e gjoksit,” – ka thënë dr. Festim Sylejmani.

“Edhe pacienti tjetër kishte dy plagë.Pcienti dyte Driton Morina plaget i ka pas ne Regio Epigastrica ( pjesa siperme e barkut)dhe regio pectoralis superior lat dex( pjesa e siperme e kraharorit ,ana e djathte). Të dy janë gjetur pa shenja jete dhe edhe kur i kanë pranuar në QMF, kanë qenë pa shenja jete,” – ka shtuar ai.

Policia dhe Prokuroria janë ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie familjare.

Të ngajshme

KQZ: Numërimi i votave ndalet natën e Vitit të Ri, vazhdon më 1 janar nga ora 16:00

Valjeta Turkaj

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person i lënduar

Valjeta Turkaj

Numri 38 në listën e LDK-së: Besnik Osmani fton qytetarët të votojnë për të ardhmen

Valjeta Turkaj