Telenews

Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën 70-vjeçari në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Divjakë–Lushnjë.

Në aksident u përfshinë një mjet bujqësor dhe një motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ismail Dervishi 70 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, 67-vjeçarin Mesut Malko në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shkruan Abcnews.al.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj