Telenews

MKRS licencon tri Federatat sportive të radhës, mungon ajo e futbollit

Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.

Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për Licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

Në mesin e fedetatave të licencuara nuk është edhe ajo e futbollit, për të cilën FFK ditë më parë ka njoftuar se ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për aplikim.

Të ngajshme

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me super ndeshje

Valjeta Turkaj

“Ekspertët po flasin për blerjet tona, por po harrojnë shitjet” – Slot tregon se sa shpenzoi realisht Liverpooli

KushtrimGuraj

Zëvendësuesit ia dhurojnë fitoren Arsenalit në Bilbao

KushtrimGuraj