Telenews

Modelja që sfidon moshën, Naomi Campbell tregon fizikun e saj të tonifikuar me pozat në bikini

Modelja e njohur Naomi Campbell, tregoi fizikun e saj të pashembullt, gjatë pushimeve luksoze në Ibiza.

Supermodelja 55-vjeçare ekspozoi trupin e tonifikuar dhe barkun e sheshtë, duke pozuar me vetëbesim me bikini të zezë me dy pjesë.

Ajo veshi disa kombinime të ndryshme veshjesh plazhi, ndërsa në një foto shihej me një set të verdhë me pala.

Naomi u pa gjithashtu me rroba banje rozë të çelur nga Nou Nou London, teksa shëtiste në ambientet e akomodimit luksoz.

Së fundmi, supermodelja u ka dhënë ndjekësve një vështrim të punës së madhe që qëndron pas fizikut të saj të tonifikuar.

Ajo kishte veshur një kostum me stimulim elektrik të muskujve (EMS) gjatë një seance të Pilates Reformer dhe postoi një video të stërvitjes në Instagram Stories.

Pajisja EMS është krijuar për të përmirësuar stërvitjet duke dërguar impulse elektrike me frekuencë të ulët në muskujt kryesorë, duke i bërë ata të kontraktohen në mënyrë më intensive.

Të ngajshme

Publikohen fotot e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner në Palermo

KushtrimGuraj

Dasma milionëshe e Dua Lipës në Palermo ngjall protesta: Qyteti s’është pronë private

KushtrimGuraj

DJ Gimbo vjen me remixin e këngës “DJ” të Rezarta Shkurtës, krah Selinit

Blearta