Telenews

Moderatori i njohur shqiptar paraqitet me mëngjes në SPAK

Moderatori dhe producenti i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë.

Lajmi është raportuar nga Vox News, që ka publikuar edhe pamje nga ambientet e institucionit.

Deri tani, nuk dihet arsyeja e paraqitjes së moderatorit dhe as në çfarë cilësie është thirrur në SPAK.

Kujtojmë se emri i Gjebreas është përmendur më herët në raportime mediatike lidhur me financimet e festivalit “Kënga Magjike” nga Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të saj nga Erion Veliaj.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmim nëse paraqitja e sotme lidhet me këto raportime apo me ndonjë çështje tjetër.

Pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me arsyet e vizitës së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Të ngajshme

Në vend të përkujdesjes, kërcënime nga i biri – babai 65-vjeçar shkon në Polici, djali përfundon në pranga

Rrezarta Ramaj

Lista e Anglisë me plot befasi, ftohen dy vëllezërit, por jo edhe Palmer

Rrezarta Ramaj

Rama i reagon deputetit Kërçeli: Po e mashtron opinionin kur po e paraqet çmimin e një shërbimi si çmim të një shiriti

Rrezarta Ramaj