Telenews

Molliqaj: Arrestimi i policëve të Kosovës është aksion i paramenduar i Vuçiqit

Kryetari i PSD-së, Dardan Mollqiaj ka reaguar pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga policia serbe.

Sipas tij, krejt kjo që ka ndodhur është aksion i paramenduar i Vuçiqit.

“Arrestimi i policëve të Kosovës në vijën kufitare me Serbinë është aksion i paramenduar i Vuçiqit. Vuçiq ka filluar politikën si megafon i luftës, ai mbijeton në politikë përmes armëve”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të policëve të Kosovës.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të policëve të Kosovës”, tha Molliqaj.

Të ngajshme

Pak para iftarit/ Kryetari i Fushë Kosovës ua jep një lajm të mirë ndërtuesve

Valjeta Turkaj

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Valjeta Turkaj

Starmer rrezikon postin e kryeministrit

Valjeta Turkaj