Telenews

Molliqaj kritikon PDK-në, thotë se Kurti i shfrytëzoi për ta nënshtruar opozitën

“Kështu përfundon kur i servohesh vetë përbindëshit”, ka thënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas dështimit të iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për ta shpërndarë Kuvendin dhe për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme, më së largu në fillim të korrikut.

Në një postim në Facebook, Molliqaj, teksa ka përmendur darkën e fundit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se nga mënyra se si Krasniqi i kishte vendosur duart në tavolinë, ishte kuptuar se në “menynë e mbrëmjes ishte ai me PDK-në”.

Gjithashtu, ai ka theksuar se vrulli i madh për të shkuar në zgjedhje u zbeh për të dy partitë, “jo sepse nuk i do kreu i PDK-së”, por sipas tij, se Kurti ia arriti qëllimit për të “nënshtruar opozitën dhe për të shkëputur vëmendjen nga dështimet e tij”.

source

Të ngajshme

Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Valjeta Turkaj

Durmishi: Qeveria ka miratuar 15 vendime për projekte të rëndësishme infrastrukturore

Valjeta Turkaj

Rama dhe ministrat e rinj betohen para Presidentit Begaj

Valjeta Turkaj