Telenews

Molliqaj: PSD nuk trashegoi elektorat, u zgjodha kryetar pas një dështimi

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë në “Pressing” të T7, ky subjekt politik nuk ka trashëguar elektorat.

PSD-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Molliqaj ka thënë se është zgjedhur kryetar i PSD-së pas një dështimi spektakular në zgjedhjet e 2019, kur ishin në koalicion me AAK-në.

“PSD-ja nuk ka trashëguar elektorat, unë nuk jam zgjedhur kryetar i një partie që i ka 13, 12, 6, 7%, e tash detyrë e kryesisë është me rrit ose zvogëlu këtë elektorat. Unë jam zgjedhur kryetar i një partie 2019 pas një dështimi spektakular dhe një rezultati zgjedhor shumë dobët e gabun strategjik që e kemi mbajtur atëherë që unë kam qenë kundër, por s’ka rëndësi. Ne e kemi marrë në një pikë minus gjendjen tonë, unë besoj që PSD-ja është shumë lartë sot, por jo si kam pritur. Unë kam pritur që do të jemi pjesë e Kuvendit si të vetëm”, ka thënë Molliqaj.

Të ngajshme

Po bie çmimi i naftës, kaq do të shihet në 24 orët e ardhshme

Rrezarta Ramaj

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Rrezarta Ramaj

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Rrezarta Ramaj