Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka pezulluar certifikatën e biznesit të televizionit Klan Kosova, shkruan gazeta online Telenews.al
Molliqaj në rrjetin social të tij në facebook ka shkruar se tipari kryesor i një pushteti autoritar është luftimi deri në mbyllje e zhdukje i televizioneve e mediave të pavarura, sipas tij aryseja është e thjeshtë ku thotë se “këta, nga brenda, janë dora e zgjatur e armikut jashtë”.
“Tipar kryesor i një pushteti autoritar është luftimi ďeri në mbyllje e zhdukje i televizionëve e mediave të pavarura. Arsyetimi është i thjeshtë; Këta, nga brenda, janë dora e zgjatur e armikut jashtë. E ndikimin e tyre djallëzor një autoritar s’mund ta durojë mbi rolin historik që i ka dhënë vetes”, ka shkruar Molliqaj.
Ai tutje tha se sulmi i pushtetit ndaj Klan Kosovës është veprim i jashtëzakonshëm dhe poashtu i rrezikshëm.
“Por, e vërteta është që një autoritari i duhet displinimi e shantazhi deri në nënshtrim ose zhdukje. Sepse mendësia e tij është mbjellja e hegjemonisë së tij e mbytja e kritikës nga tjetri. Prandaj, sulmi i pushtetit ndaj Klan Kosovës është veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm. Mediat e pavarura janë një prej shtyllave që e kanë mbajtur pushtetin përgjegjës. Sulmin ndaj tyre duhet ta kundërshtojmë e rezistojmë me çdo kusht”, ka përfunduar Molliqaj, shkruan gazeta online Telenews.al
Njoftimi i plotë i tij:
\Telenews.al\