Telenews

Molliqaj: Sot në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, sot në Bruksel, Kosovës iu kanë bërë edhe dy dëme të pariparueshme nga kryeministri Albin Kurti.

Së pari, ai thotë se “Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë”. Kurse dëmi i dytë për Molliqajn është pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të “të zhdukur me dhunë”.

“Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur”, shkroi ai në Facebook.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj