Telenews

Molliqaj thotë se ambasadat në Kosovë po u bëjnë “presion të madh” gjyqtarëve të Kushtetueses për Asociacionin

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka hedhur dyshime se bashkësia ndërkombëtare, përmes ambasadave të tyre në Kosovë, janë duke bërë “presion të madh” ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që t’ia japin “dritën jeshile” formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Molliqaj, në “Debat Plus”, ka kërkuar nga gjyqtarët e Kushtetueses që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Unë besoj që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë me mbetë në histori. Njëjtë si kryeministri që po e themelon, sikur deputetët e 89-tës kanë votu për suprimimin e autonomisë. Secili gjyqtar i Kushtetueses që do të votojë që ky draft-statut është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese… Së pari po i bëj thirrje secilit prej tyre mos ta bëjnë një gjë të tillë, sepse do mbeten pjesë e historisë që do t’i shkaktojnë dëme secilit qytetarët të Kosovës, dhe së dyti është presioni i madh ndërkombëtar, unë e them haptas këtë punë”, tha ai.

Sipas tij, “presioni i ambasadave në Kosovë ndaj Gjykatës Kushtetuese tashmë është kry…”.

“Presioni u kry. Në bazë të bindjeve të proceseve që i kam përcjellë, kështu është gjendja. Ftesë po i bëj secilit gjyqtar me reflektu, sepse secili e din që është antikushtetues, kjo është përgjegjësi historike e tyre”, ka vijuar Molliqaj.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani