Telenews

Momenti kur Kurti refuzon të flas për “politikë” me gazetarët

“Përparim Kryeziun e keni në dispozicion”, momenti kur Kurti refuzon të përgjigjet në pyetje të gazetarëve

Kryeministri Albin Kurti refuzoi t’u përgjigjet gazetarëve në pyetje për politikën dhe emërimin e Radoica Radomiroviq, si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, në një konferencë për media pranë Institutit Onkologjik, shkruan Gazeta Express.

Ai refuzoi të përgjigjet për çështje tjera kategorikisht, duke thënë se pyetjet e gazetarëve nuk janë çështje në Onkologji.

“Këtu jemi para institutit të Onkologjisë dhe nuk besojë që pyetjet e juaja janë çështje në Onkologji. Me ministrat e tjerë në një konferencë tjetër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu zëdhënësi dhe unë jemi në dispozicion për juve por jo tani”, deklaroi Kurti.

Madje gjatë refuzimit për të dhënë përgjigje ai shfaqi edhe nervozizëm.

“Unë thashë Arben Vitia, Arben Vitia. Më falni por nuk mundeni kështu. Jemi para Institutit të Onkologjisë. Për çështje të tjera, për tema të ndryshme janë konferencat në Kryeministri  me ministrat e tjerë. Tash e ka fjalën Arben Vitia. Tash e ka fjalën Arben Vitia”, tha Kurti duke folur në tension, pas insituimit të gazetarëve për t’i bërë pyetje atij.

E zakonisht kryeministri Kur i përgjigjet lidhur me pyetjet e gazetarëve për çështje të ndryshme politike, edhe jashtë kryeministrisë.

Të ngajshme

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta