Telenews

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin që po vinte nga Stambolli në Prishtinë

 

 

Mbrëmjen e së mërkurës një zhurmë e madhe është dëgjuar nga rrufeja në vend. Si pasojë e motit të ligë një aeroplan është goditur nga rrufeja. Gazeta nga burime të veta ka mësuar se aeroplani i firmës turke “Pegasus” që po vinte nga Stambolli për në Prishtinë, ishte goditur nga kjo rrufe. Detaje për Insajderin, ka dhënë edhe një pasagjer.

“Ishte e tmerrshme, është zdritë totalisht, dridhje e pa parë”, i tha njëri prej pasagjerëve që po fluturonte me këtë aeroplan.

Më tej, ai sqaroi se aeroplani pas goditjes e humbi baraspeshën.

Fluturim pasi u goditëm nuk ka qenë i qetë, aeroplani e humbi pak baraspeshën”, u shpreh ai.

Aeroplani siç mëson Insajderi është goditur në momentin që ishte duke ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ka pohuar ky pasagjer.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, por e njëjta ka kërkuar që të kontaktohet kompania fluturues.

Deri në këto momente nga kompania nuk kanë dhënë detaje mbi rastin.

Gazeta ju sjell pamjet ekskluzive të momentit të goditjes së rrufës:

 

Të ngajshme

Britania e Madhe vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Valjeta Turkaj

Gruaja e Rexhep Selimit tregon arsyen pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Valjeta Turkaj

U aksidentua me motor në Fier, vdes 38-vjeçari në Tiranë

Valjeta Turkaj