Telenews

Momenti kur ushtarët serbë ikin nga Prishtina, gazetari Ilir Ikonomi publikon fotografi

 

 

Pas dekadave të tëra të dhunës, torturës e krimeve të Serbisë, Kosova më 12 qershor 1999 u çlirua nga okupimi serb, ditë kjo që shënon edhe hyrjen e forcave të NATO-s në vend, pas 78 ditësh sulme ndaj caqeve të ushtrisë serbe.

Shteti i Kosovës të mërkurën shënoi 25-vjetorin e çlirimit, por historia e rëndë për popullin e Kosovës do të jetë gjithmonë në kujtesë.

Prandaj, në ditët si 12 qershori kur kujtohet sakrifica e vuajtjet e brezave të tërë, e kupton se e çmuar është liria.

E ish- gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi pikërisht të mërkurën, më 12 qershor publikoi disa fotografi të vitit 1999, disa ditë pas çlirimit.

Ikonomi në një postim në Facebook tregon se më 12 qershor 1999 bashkë me disa gazetarë kishte hyrë në Prishtinë, ndërsa raportonte për Zërin e Amerikës.

“Janë disa kujtime të paharruara nga ditët dramatike të çlirimit të Kosovës”, shkruan Ikonomi.

Më poshtë mund të shihni disa nga fotografitë që ish gazetari i Zërit të Amerikës i ka publikuar, me përshkrimet që ia ka vënë në to.

12 qershor 1999. Një helikopter “Apache” i paraprin hyrjes së NATO-s në Kosovë. Trupat arritën në rrethinat e Prishtinës para se të binte mbrëmja.

Në Deçan, ku kisha shkuar për të raportuar, qershor, 1999. Kisha shumë pak rroba me vete dhe një mik në Prishtinë më ndihmoi me këtë bluzë.
Peja e shkatërruar nga paramilitarët serbë para se të largoheshin
Ushtar britanik në rrugët e Prishtinës.
Xhami e djegur në Pejë
Ky banor i Podujevës kishte ndërtuar një bunker për të strehuar familjen
Mjekët në Pejë vizitojnë të plagosurit
Britanikët hyjnë në Prishtinë. Ato ditë përdorja një telefon satelitor për të raportuar për VOA. Mënyrë tjetër nuk kishte
Pazari i djegur i Gjakovës
agje e djegur e Pejës. Shkatërrimet dhe djegiet ishin të pabesueshme
Një komandant i UÇK-së takohet për bisedime me KFOR-in në Prishtinë
Disa ditë pas lirisë
Shpërndahen ndihma në Prishtinë

Britanikët dhe forca të tjera hyjnë në Prishtinë. Arritja e NATO-s ishte shumë metodike, për të shmangur çdo incident

UÇK-ja patrullon rrugët e Pejës
Sérgio Vieira de Mello (djathtas), diplomat i OKB-së nga Brazili, erdhi në qershor 1999 në Kosovë për organizimin e ndihmave humanitare. U vra në vitin 2003 nga një bombë në Irak

Djegie dhe shkatërrime të tjera në Pejë

Ushtarët britanikë shpërndajnë karamele për fëmijët e Prishtinës
Në Prishtinë

Ky burrë na tregon se ç’ndodhi me familjarët e tij kur forcat serbe hynë në këtë fshat afër Prishtinës

Njerëz me fytyra të dëshpëruara shohin vendin ku janë varrosur të afërmit e tyre të masakruar. Na thonë se është një varrezë masive, por ende nuk e dinë se sa njerëz janë aty
Ushtarët serbë ikin nga Prishtina /Telegrafi

source

Të ngajshme

Gërvalla tregon se a iu është drejtuar Kosova Serbisë për trupin e pajetë të Faton Hajrizit

Donat Hashani

Eksluzive: Dy të arrestuar për rastin e arratisjes së Faton Hajrizit

Donat Hashani

Regjistrimi në UP, interesim i lartë për këto dy degë

Donat Hashani