Telenews

Mongolisë i bëhet thirrje ta arrestojë Putin

Presidenti rus Vladimir Putin filloi të hënën vizitën e tij të parë në një vend anëtar të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në Mongoli.

Duke zbritur nga avioni në kryeqytetin Ulaan Bator, Putini u përshëndet nga ministri i jashtëm Batmunkh Battsetseg, në vend të presidentit të Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh.

Vizita zyrtare vjen në mes të një urdhër arrest ndërkombëtar për arrestimin e tij gati 18 muaj më parë me akuza për krime lufte në Ukrainë, raporton “Euronews”.

Thirrjet për arrestimin e Putinit janë shtuar pasi lajmet dolën për vizitën e tij në shtetin anëtar të ICC. Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që të arrestojë Putinin dhe ta dorëzojë atë në Gjykatën e Hagës.
Ministria e Jashtme e Kievit tha se “shpreson që qeveria mongole do të kuptojë faktin se Vladimir Putin është një kriminel lufte”.

Komisioni Evropian i ka bërë gjithashtu thirrje Mongolisë që të përmbushë detyrimet e saj ndaj GJNP-së dhe të arrestojë Vladimir Putinin.

Të ngajshme

Sot diplomon gjenerata e 62-të e policisë

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj