Telenews

Morata kërkon rikthimin te Juventusi për të tretën herë

Alvaro Morata dëshiron të kthehet te Juventusi për të tretën herë në karrierën e tij.

Spanjolli ka edhe një vit në kontratën e tij me Atletico Madridin dhe është duke u përpjekur që të rikthehet në Allianz Stadium.

Sulmuesi është i gatshëm ta zvogëlojë pagën prej tetë milionë eurosh, mirëpo transferimi te Zonja e Vjetër varet nga shitja potenciale e Dusan Vlahovic dhe e ardhmja e Arek Milik, të cilit i skadon kontrata këtë muaj.

Morata për herë të parë u transferua te Bianconerët në vitin 2014 duke luajtur për dy sezone, pasi Real Madridi e shfrytëzoi klauzolën e riblerjes në vitin 2016.

Pas rikthimit te Los Blancos, shitjes te Chelsea dhe transferimit te Atletico Madridi, ai u rikthye te Juventusi në formë huazimi dyvjeçar (2020-2022), ndërsa klubi italian nuk e shfrytëzoi të drejtën për ta blerë kartonin e tij, ashtu që u kthye në kryeqytetin spanjoll.

Të ngajshme

Reali, PSG-ja dhe Interi në play-off, këto janë skuadrat tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen tutje në Champions

Valjeta Turkaj

Mbyllet faza e Championsit, PSG, Interi dhe Reali jashtë top-8shes

Erzana Fazliu

Tyson Fury rikthehet në ring më 11 prill përballë “Përbindëshit”

KushtrimGuraj