Telenews

Morën kupën e fitores me vete, 450 italianë largohen nga Shqipëria përmes portit të Durrësit

450 tifozë italianë janë larguar menjëherë pas ndeshjes me traget nga porti i Durrësit.
Pas fitores së Ligës së Konferencës një pjesë e tifozëve kanë nxituar të kthehen me autobusët e vënë në dispozicion për kthimin e tyre nga Tirana në portin e Durrësit ku një traget i ka pritur.
Ai u nis drejt portit italian në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm dhe po lundron drejt brigjeve të Barit së bashku me entuziazmin e fitores.
Finalja e madhe europiane solli një rritje abuzive të çmimeve, kryesisht të hoteleve dhe të shërbimit taksi. Ky i fundit u 5-fishua dhe kapi vlerën 100 euro nga Durrësi në Tiranë.

Të ngajshme

Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të

Valjeta Turkaj

Bisedimet kanë nisur, Inter po përgatit goditjen e madhe prej 50 milionë euro

KushtrimGuraj

Bernardo Silva drejt MLS-së

KushtrimGuraj