Telenews

Morena Taraku ndan me ndjekësit poza atraktive pranë një “Ferrari”

morena-taraku-ndan-me-ndjekesit-poza-atraktive-prane-nje-“ferrari”

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga gjërat e përditshme, shpesh duke promovuar jetën e saj luksoze.

Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shihej duke pozuar pranë një veture të tipit “Ferrari”.

Mesa duket marka italiane e veturave është investimi më i ri i bukuroshes shqiptare, pasi e njëjta ka shkruar “Ferrari Taraku” në mbishkrimin e fotografive.

Me vendosjen e mbiemrit të saj në përshkrimin e veturës, fansat kanë filluar menjëherë të aludojnë se në fakt makina është e sapo blerë nga ajo.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve vazhdojnë ta komplimentojnë për pamjen e saj. /Telegrafi/

Të ngajshme

“A ke qenë ndonjëherë i dehur në Prime?” – Alaudin Hamiti sqaron të vërtetën për publikun

Valjeta Turkaj

Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dikë është një tmerr, me mua është shumë korrekt

Valjeta Turkaj

“Ferma VIP” rikthehet në ekran, zbulohet data e nisjes së sezonit të ri

Valjeta Turkaj