Telenews

“Mos e ngrit zërin”, Tensionohet situata në Komision mes Lekajt e Rizvanollit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është përplasur me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, ku Rizvanolli po raporton lidhur me grevën e minatorëve.

Gjatë raportimit të Rizvanollit, në një moment, Lekaj tha se po të ishte në pozitën e ministres do të qante sot, derisa e akuzoi se po qeshet me kërkesat e minatorëve.

“Me kanë në pozitën tande, unë kisha kajt sot, jo me ardh me shit mend. Një ministre që qeshet me kërkesat e minatorëve, unë nuk e di atëherë pse ekziston si ministre”, tha Lekaj.

Rizvanolli tha se nuk qeshi me kërkesat e minatorëve, por me një deklarim të mëhershëm të Lekajt.

“Z.Lekaj, unë nuk qesha me kërkesat e minatorëve, por qesha me deklarimin tuaj se e dini, jeni të vetëdijshëm…”, tha Rizvanolli.

Më pas, Lekaj e akuzoi që po ia shtrembëron deklaratën.

“Nuk thash që jam i vetëdijshëm, mos e shtrembëro…mos e shtrembëro”.

Më pas, Rizvanolli i drejtohet Lekajt, duke i thënë “mos e ngrit zërin”.

Ndryshe, Rizvanolli tha se nuk ka mundur të raportojë në komision javën e kaluar, meqë ka qenë për vizitë në Gjermani dhe Francë, vizitë për të cilën ka thënë se ka qenë e planifikuar shumë më herët. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rendimentet e grurit, të larta, por çmimi i ulët po i dëmton fermerët

Erzana Fazliu

Sot temperaturat deri në 37 gradë, MSH kërkoi nga institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse

Erzana Fazliu

Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së

Valjeta Turkaj