Telenews

Mos i hidhni gjethet e rëna – thesari natyral që shumica nuk ia dinë vlerën

mos-i-hidhni-gjethet-e-rena-–-thesari-natyral-qe-shumica-nuk-ia-dine-vleren

Lifestyle

Mos i hidhni gjethet e rëna – thesari natyral që shumica nuk ia dinë vlerën

08:17 | 19 Tetor 2025

Një truk i thjeshtë dhe 100% natyral që kursen para, ndihmon kopshtin dhe planetin – fillon nga gjethet në oborr

Fshesat dhe qeset plot me gjethe për shumëkënd kanë qenë prej vitesh sinonim i pastrimit vjeshtor të oborrit. Por, ndërsa koncepti i kopshtarisë ekologjike po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, gjithnjë e më shumë njerëz po e vënë në pikëpyetje këtë zakon.

Arsyeja është e thjeshtë: gjethet ushqejnë tokën, mbrojnë pllenuesit dhe organizmat e dobishëm, si dhe ndihmojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Megjithatë, shumë pronarë kopshtesh kanë frikë se gjethet mund të dëmtojnë barin, të tërheqin insekte të dëmshme ose të krijojnë pamje të çrregullt. Ekspertët thonë se kjo nuk duhet të ndodhë – nëse lihet në mënyrë të menduar, gjethet mund të jenë të dobishme si për natyrën, ashtu edhe për estetikën e kopshtit, shkruan Real Simple.

Të ngajshme

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

10 raste të reja me fruth gjatë javës së fundit

Yllka Gashi

Kirurgu i kancerit të prostatës: Çfarë duhet të dijë çdo burrë për sëmundjen që shpesh nuk jep simptoma –

KushtrimGuraj