Telenews

“Mos më lër kokë varur”, Stresit i humb durimi, ka një kërkesë për Kejsin: A je burrneshë…

Ish e dashura e Stresit, Kejsi është bërë pjesë e bisedimeve në shtëpinë  e “Big Brother Vip Kosova” edhe pse nuk është pjesë në këtë show.

Kjo pasi Stresi ka përcjellë mesazh për ish-të dashurën. Arkimed Lushaj ka shfrytëzuar çdo moment për t’i dërguar sinjale ish-bashkëshortes së tij.

“A je burrneshë, çoje një mesazh, thuaj të uroj suksese në lojë. Mos më lër mua me kokë varur. Jepe ti një mesazh, thuaj unë kam jetën time, të uroj të gjesh më të mirat e jetës”, ka thënë Stresi, duke shtuar: “Ia ka frikën shumë këtij reality-show. A e din çfarë do të thotë të vijë një vajzë e mirë dhe të të pëlqejë. Jam burrë. Ia kam frikën ndjenjave”.

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj